Billboard: Era Istrefi, artiste në rritje
Era Istrefi, e cila me bashkëpunimin për himin e FIFA World Cup ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Kënga e stilit ‘reggae’ ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare menjëherë pas publikimit dhe “Billboard” ka vendosur t’i kushtojë këngëtares shqiptare një artikull të shkurtër.

“Unë jam rritur duke dëgjuar muzikë reggae dhe kur dëgjova demon e “Prisoner” të shkruajtur nga Emily Warren dhe Sccot Harris, e ndjeva menjëherë se kjo këngë ishte bërë për mua”- tha Era në intervistën për “Billboard”.

Era Istrefi është një artiste në rritje dhe duket se po teston çdo cep të potencialit të saj. Istrefi ka treguar edhe një herë se makina e saj krijuese nuk mund të përmbahet, shkruan “Billboard”. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2018, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori