Bihteri dëshiron të bëhet me djalë
Bihteri fëmijën e parë e do djalë. Të paktën kështu ka deklaruar ajo gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat. Aktorja turke Beren Saat, e njohur për publikun shqiptar për rolin e Bihterit në serialin “Dashuri e Ndaluar”, pas martesës në korrik të këtij viti tashmë po mendon të zgjerojë familjen.

Teksa ka qënë e pranishme në javën e modës në Stamboll, aktorja i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve se a ishte gati për fëmijën e parë. “Pse jo, madje dëshiroj një djalë që të jetë trashëgimtari i familjes”, ka thënë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2014, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori