Big Brother VIP apo jo? Luana Vjollca tregon programin e ri (VIDEO)
Pasi u hamendësua se ndoshta ajo do të ishte moderatorja e "Big Brother Vip Albania", reality show-t më të famshëm që në botë realizohet prej vitesh, por në Shqipëri vjen për herë të parë nën vulën e produksionit të Top Channel, me sa duket nuk do të jetë ajo imazhi që do të na mbajë të gozhduar pas ekranit të shtunave mbrëma, sepse Luana Vjollca premton emocione dhe spektakël me emisionin e ri ku ajo është autore dhe prezantuese e tij.

Në fakt, ky është edicioni i dytë i "Shiko kush Luan", dhe moderatorja sapo e publikoi këtë lajm bashkë me risitë dhe formatin e ri me të cilin ai vjen sivjet në sytë e teleshikuesve shkruan ekspress.

Me filozofinë e re, më pranë familjeve dhe shqiptarëve, "Shiko kush Luan" do të shfaqet çdo të shtunë në mbrëmje, ndërkohë që prezantuesja shprehet për të:

"Jam shumë e lumtur t'ju prezantoj zyrtarisht projektin tim më të ri për të cilin kam muaj që punoj fort, për ta sjell këtë vit edhe më pranë çdo familjeje shqiptare. @shikokushluan rikthehet me sezonin e dytë shumë shpejt në @topchannelalbania. Bëhuni gati të luajmë të shtunave!!! Sa nga ju po e prisnin"? pyet ajo në instagram!
Shtuar më 21/09/2018, ora 20:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori