“Nuk mund të punoja më me të”, Sonila Meço tregon si ia doli të mbante lidhjen me Drinin (FOTO LAJM)

E kemi parë në të gjitha pozicionet e mundshme në ekran: si spikere lajmesh, gazetare në emisione sportive, moderatore e disa prej programeve më të ndjekur në vend, por jo rrallëherë edhe në radhët e paneleve politike, aq sa nuk është aspak habi të mendojmë se ka lindur për të qenë pikërisht aty, “në ekran”.

Në rrugëtimin e gjatë në televizion Sonila ka patur gjithmonë afër Drinin, bashkëshortin e saj, me të cilin ka punuar për një kohë të gjatë.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, ajo tha se fillimisht kishte qenë shumë e lumtur që punonte në të njëjtin vend me të dhe se bashkë mund të flisnin për gjithçka, edhe për punën, por jo të ishin gjatë gjithë kohës në të njëjtin ambient. Sonila shtoi se tashmë janë mësuar dhe kjo gjë ka bërë që lidhja e tyre të forcohej.

“Në fillim kam menduar që Drini ishte zgjidhja më e mirë për mua sepse ishte mbështetja ime më e madhe ishte i qetë. Më mbronte edhe profesionalisht. Kaloi pak kohë dhe kuptova që nuk mund të punoj në të njëjtin vend me të dhe u mësova me idenë që nuk e kam më në punë, por mund ta pyes për gjithçka. Kuptova që vetëmjaftueshmëria ime është kushti i vetëm që do të mbante të fortë lidhjen me Drinin. Ndoshta edhe Drini më ka parë me këtë sy. Është tjetër gjë dashuria është tjetër gjë martesa,”- tha Meço ndër të tjera.