Big Brother me VIPAT shqiptarë, dalin detajet e para
Një nga reality show-t më të ndjekur të kohëve të fundit në Itali, ka qenë pikërisht formati “Grande Fratello VIP”, ku brenda shtëpisë më të famshme banorët ishin figura të njohura të botës së medias, artit dhe sportit.

Prej kohësh flitet se edhe Top Channel po pret pikërisht një moment ideal për të sjellë formatin e Big Brother VIP për teleshikuesit por ende nuk ka diçka konkrete.

Mos ndoshta do të jetë Vizion Plus që do të "rrëmbejë" eksklizivitetin?

Dyshimet kanë lindur pasi Holta Kolaneci, producente e shumë programeve në Vizion Plus ka udhëtuar drejt Italisë për të ndjekur nga afër finalen e Grande Fratello edicioni VIP shkran blitz.al.

Ardi Asllani, kurator imazhi prej kohëshVizion Plus dhe një nga miqtë më të mirë Holtës ka shkruar në Instastory: “Ike për të na sjellë diçka?”, ndërkohë që ende s’ka një përgjigje nga Holta.
Shtuar më 03/12/2017, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori