Bieber mungon në ceremoninë Grammy, pavarësisht nominimeve
Justin Bieber raportohet se do të mungojë në ceremoninë e çmimeve Grammy më 28 janar, pavarësisht se është i nominuar në një numër kategorish.

Bashkëpunimi në këngën “Despacito”, me Luis Fonsin dhe Daddy Yankee-n, është shpërblyer në një numër kategorish si “Incizimi i Vitit”, “Kënga e Vitit”, si dhe “Performanca më e Mirë Pop Grupore/Dyshe”.

Arsyeja e mungesës së tij raportohet të jetë se kanadezi është i zënë duke punuar në projektin e tij të ardhshëm muzikor.

Siç raporton TMZ, Bieber është aktualisht në studio duke punuar në albumin e radhës, dhe nuk do që të bëjë më paraqitje publike deri pas përfundimit të incizimit të ri. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2018, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori