Maldini i nervozuar për arbitrimin: Nuk mund të kemi gjithmonë arbitra amatorë

Ndeshja e djeshme e cila mbaroi me rezultatin 1-1 midis Milanit dhe Udineses, hapi shumë polemika.

Paolo Maldini foli për “Milan Tv” i nervozuar nga gjykimi i dobët i gjyqtarëve.

“VAR duhet të heqë dyshimet, përdoret shumë keq dhe nuk është hera e parë. Goli i Udineses ishte shumë i dyshimtë dhe ata që vendosin duhet të marrin vesh nga futbolli dhe jo të jenë kaq amatorë.

Nuk është hera e parë që na ndodh, nuk mund të kemi gjithmonë në gjykim disa arbitra amatorë që nuk marrin vesh nga ky sport. Nuk është e lehtë të arbitrosh në San Siro.

Fatkeqësisht arbitri bëri gabime”, u shpreh Maldini i revoltuar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.02.2022 09:07