Bieber ende i marrosur pas Gomez, i dedikon këngë
Bieber është ende i marrosur pas ish të dashurës Selena Gomez, aq sa ai ende po shkruan këngë për të. Pas shumë ndarjeve dhe lidhjeve, ata tashmë i kanë dhënë fund një romance mjaft të diskutuar.

Këngëtarja duket se e ka hedhur pas krahëve këtë lidhje, ndërsa Bieber ende ndjen për të. Burime për Hollywood Life bëjnë me dije se ai ende vazhdon të shkruajë këngë për të dhe se në albumin e tij të ri, disa tekste i janë kushtuar Selenës.

Vetë Bieber e ka pranuar se në albumin e ri do të ketë këngë dedikuar Gomez, por nuk ka zbuluar asnjë detaj. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2015, ora 13:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori