Bieber: Dikur isha i varfër, nuk bleja dot as limonatë
Justin Bieber ka arritur majat, por ai herë pas here kthen kokën pas tek fëmijëria e tij, e cila ishte mjaft e varfër. Mundësitë kanë qënë të pakta, por ai ka vlerësuar sakrificën e nënës së tij, e cila i ka qëndruar pranë në çdo moment. 21-vjeçari ka hasur shumë vështirësi për të arritur majat e suksesit dhe këtë e ka pranuar publikisht.

Kujtoj mirë kohën kur isha i varfër dhe tallesha nga fëmijët e tjerë”, ka thënë ai për revistën britanike “OK!”. “Kur ulesha në restorant me nënën time, ajo më urdhëronte se duhet të porosisja ujë në vend të limonatës.

Nuk mund ta harroj se sa shumë doja të pija limonatë. Por gjithashtu kujtoj edhe kohën kur mora çekun tim të parë dhe isha më shumë se i lumtur që do e përdorja atë për t’u kujdesur për nënën time”. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2016, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori