Bie nga froni “Të ka lali shpirt”! Ju prezantojmë këngën shqip më të klikuar në YouTube (VIDEO)
“Të ka lali shprit” tashmë nuk është kënga shqip më e klikuar e YouTube.

Kënga e cila u publikua në janar të vitit 2013, saktësisht gjashtë vite më parë, është konsideruar hit dhe në YouTube ka kaluar shifrën e 500 milionë klikimeve.

Por një tjetër këngëtare i ka rrëmbyer fronin Silva Gunbardhit, dhe bëhet fjalë për Era Istrefin.

Bëhet fjalë për këngën “Bon Bon” që e bëri Erën ndërkombëtarisht të famshme.

Videoklipi i kësaj kënge ka arritur gati 700 milionë klikime në Youtube duke rrëmbyer kështu vendin e parë në listën e këngëve shqip më të klikuara.



Shtuar më 19/09/2019, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori