Beyonces i ndodh çudia, prishen shkallët dhe ngel lart në skenë
Beyonce këtë herë është shfaqur në Varshavë, Poloni për të marrë pjesë në turne.

Ama dicka shumë e pakëndshme i ka ndodhur divës së muzikës.

Mirëpo para koncertit kishte disa probleme teknike dhe në një moment ylli botëror u gjend në një situatë të pakëndshme.

Teksa po bëheshin provat për skenën fluturuese që do të improvizohej gjatë performancës, ajo nuk funksionoi dhe Beyonce ngeli e bllokuar.

Këngëtarja e frikësuar ose në siklet, nuk mundi të zbriste dhe u desh ndërhyrja e stafit teknik për ta ndihmuar që të zbriste nga shkallët fluturuese.

Një fans i Beyonce-s e kuptoi menjëherë situatën në të cilën u gjend këngëtarja dhe e filmoi për të hedhur më pas në Youtube. Videoja e këngëtares tashmë po bën xhiron e rrjetit dhe të mediave.
Shtuar më 02/07/2018, ora 19:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori