Beyonce nuk shpenzon për veshjet (FOTO LAJM)

Shpeshherë është vënë re fakti që në evente Beyonce i kushton mjaft rëndësi veshjeve, e ndërsa në daljet e tjera vihet re një thjeshtësi. Dhe në rastin konkret, veshja e saj kuq e zi ka tërhequr vëmëndjen e paparacëve dhe jo vetëm për thjeshtësinë e saj.

Beyonce, NeNe Laekes dhe Giuliana Ranic janë veshur njësoj, kuq e zi nga Alexander Wang. Beyonce ka qenë e para e cila e ka veshur këtë kombinim gjatë një darke romantike me bashkëshortin e saj, Jay Z ne datën 8 maj. Çifti i famshëm kanë darkuar së bashku në Charlie Bird në New York. Ndërsa Laekes dhe Ranic janë veshur njësoj në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin event.

Eventi NBC Universal Cable Entertainment u zhvillua ne 14 Maj. Edhe pak ditë më parë, këngëtarja u fotografua teksa kishte veshur një palë xhinse mjaft të lira. Ajo shquhet për sportivitet dhe çdo gjë kombinohet deri në detaj. /albeu.com/

Shtuar më 15/05/2015, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori