Kishin fshehur drogën në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Itali të njohur si trafikantë (VIDEO)

Policia ka arrestuar dy shqiptarë të cilët po udhëtonin me gjysmë kilogrami drogë të fshehura në makinën e tyre. Gjithashtu 15 disa kg të tjera u gjetën në shtëpinë e tyre, pas kontrolleve të kryera nga policia.

Droga që ishte fshehur në airbags-et e makinës ishte marihuanë, ndërsa ajo e gjetur në shtëpi  5.5 kg kokainë,  mbi 5.5 kg marihuanë dhe gati 10 kilogram hashash.

Dy shqiptarët e arrestuar njihen në Padova si trafikantë të lëndëve narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se, në kohën e kontrollit, të dy u shfaqën nervozë, aq sa njëri tentoi të ikte.  Një armë u gjet gjithashtu në shtëpinë e tyre e cila u seksuestrua në cilësinë e provës materiale./albeu.com


Shtuar 20.10.2021 20:01