Pasi nuk i eci as me PD e as me PS, Rudina Hajdari bashkohet me shoqërinë civile

“Prandaj sot u bashkova me Nismën Thurje dhe organizatat e shoqërisë civile për të ndarë me ta ecurinë e deritanishme të proçesit për ndryshimin e sistemit zgjedhor si edhe për të dëgjuar propozimet e tyre…”

Me një shënim në Facebook, ajo thekson se ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është vetëm çështje e partive politike, por e gjithë shqiptarëve. Hajdari shkruan se ndryshimi i sistemit dhe listat e hapura, janë shumë të rëndësishme.

“Çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor nuk mund ti takojë vetëm partive sepse është një çështje e gjithë shoqërisë.

Prandaj sot u bashkova me Nismën Thurje dhe organizatat e shoqërisë civile për të ndarë me ta ecurinë e deritanishme të proçesit për ndryshimin e sistemit zgjedhor si edhe për të dëgjuar propozimet e tyre.

Jam e lumtur që të gjithë e mbështetën pa kursime idenë e hapjes së listave dhe më inkurajuan që zërin e tyre ta çoj në Kuvend.”-tha Hajdari.


Shtuar 17.06.2020 17:21