Parashikimi i motit për ditën e shtunë (FOTO LAJM)

Moti në fundjavën që presim do të jetë i ndryshueshëm, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas SHMU, ditën e shtunë, moti do të karakterizohet nga vranësira e reshje shiu të pakëta deri në mesditë të cilat në zonat jugore do të mbeten të izoluara deri në orët e pasdites. Më tej vranësirat do ti lenë vendin kthjellimeve.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi 5 deri 10m/sek.

Gjatë mesditës së të dielës do të fitojë forcë 16 deri 20 m/sek përgjatë bregdetit e në momentet me shtrëngata duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4. /albeu.com/

Mund të jetë një imazh i harta, qiell dhe teksti


Shtuar 3.12.2021 23:31