Kryeministrja daneze në Tiranë: Shqipëria partner i besueshëm për ne! Jeni një zë i fuqishëm për vlera evropiane

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen ditën e sotme zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në konferencën e përbashkët me kreun e qeverisë, Edi Rama, kryeministrja Frederiksen i shprehu mbështetjen e Danimarkës vendit tonë.

Ajo gjithashtu i shprehu mbështetjen Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Frederiksen: Mendoj se ju jeni një nga zërat më të fortë në Evropë dhe një aleat mjaft i vlerësuar i NATO-s kur bëhet fjalë për rëndësinë e një integrimi të plotë të Ballkanit Perëndimor. Kjo po bëhet gjithnjë e më tepër e rëndësishme. Do të doja të thoja se Shqipëria është një partner mjaft i vlerësuar për Danimarkën. Shpresoj që ne të ndërtojmë një partneritet më të fortë dhe jam shumë e sigurt që do jemi në gjendje të bëjmë një gjë të tillë. Ju keni qenë një mëbshtetës mjaft i fortë i Ukrainës dhe kjo është e rëndësishme për të gjithë ne.

Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën shumë të brishtë në shumë vende të Ballkanit Perëndimor. Ne ju mbështesim fort në rrugëtimin dhe drejtimin tuaj. Më vjen shumë keq për gjërat që po përjetoni në Shqipëri për shkak të luftës. E di që shumë njerëz vuajnë për shkak të inflacionit dhe do duhet të punojmë bashkë edhe për këto çështje. Jeni një zë shumë i fortë kur vjen fjala për vlerat evropiane./Albeu.com/