Kishte të dhënat personale të gjithë qytetit, qytetarit i humb USB-ja

Për shume persona, pijet pas punës janë një mënyrë e zakonshme për t’u çlodhur pas një jave të ngarkuar.

Por një punëtori në Japoni kjo mund t’i kushtojë të gjithë jetën, pasi humbi një USB pas një nate jashtë me kolegët.

Pse është kaq e rëndësishme kjo USB? Ajo përmbante të dhënat personale të gati gjysmë milioni njërëzve.

Burri e kishte vendosur USB në çantë përpara një mbrëmjeje ku do të pinte në qytetin e Amagasaki.

Ai kaloi disa orë duke pirë në një bar përpara se të husbiste rrugën, raportojë mediat lokale. Kur  u kthye, kuptoi që i mungonte çanta.

Media japoneze NHK raporton se burri, që thuhet se është rreth të 40-tave, punon për një kompani e cila ofron përfitime për familjet e përjashtuara nga taksat.

Për të mirë të burrit, zyrtarët e qytetit thanë se të dhënat janë të koduara dhe se deri më tani nuk pasur asnjë shenjë se dikush ka tentuar të aksesojë informacionin./albeu.com