Besi i lodhur nga Xhensila: Ka neps për gjëra mijëra euroshe
Besi dhe Xhensila kanë qenë gjithnjë në vëmendjen e mediave dhe nuk kishte si mos të mos komentoheshin edhe në këtë periudhë kur janë në pritje për t'u bërë prindër.

Teksa Xhensila, pas daljes në "Piter Pan", i ka rralluar daljet në ekran, Besi nga ana tjetër po tregohet aktiv si gjithmonë.

Këtë herë ai është pjesë e rubrikës "Për drekë me mua", tek "E diela shqiptare" ku sot bashkë me Erion Isain dhe Blerina Bombajn ndodhen në shtëpinë e Arjola Shehut.

Kjo e fundit gjatë bisedës, e pyeti Besin nëse Xhensila ka neps tani gjatë shtatzënisë shkruan xing.al

Besi me ulërima dhe duke qeshur tha se ajo ka neps për veshje, për këpucë, për çizme, të shtrenjta që shkojnë në 1 mijë euro.

Në tavolinën e ngrënies u krijua një situatë shumë për të qeshur me aktrimin e Besit./Xing.al
Shtuar më 08/04/2018, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori