Besi i bën suprizën mahnitëse, përlotet Xhensila (FOTO LAJM)

Besi dhe Xhensila janë duke pritur një vajzë të bukur të vijë në jetë dhe për këtë janë bërë pjesë e pandarë e mediave.

Ama Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë, që përkoi me periudhën kur ajo është në pritje të ëmbël, nuk mund të mungonte një urim nga bashkëshorti i saj Bes Kallaku, i cili ka zgjedhur t’i thotë dy fjalë publikishit.

Aktori ka postuar një foto të të dyve dhe në urimin e tij përkëdhel me fjalë të ëmbla Xhensilën, teksa në fund shkruan se është familja që pret me ardhjen në jetë të vajzës.

“Urime ditlindjen e bukura, e mira, e embla, ditet e mia, jeta dhe familja ime qe pres. Të dua”, shkruan Besi.

Por jo vetëm kaq, Besi e ka mbushur shtëpinë me qindra tullumce që rrinë lart në qiell dhe një tufë të madhe plot lule.

Xhensila është përlotur aq shumë nga emocionet dhe e ka ndarë edhe me të tjerët emocionin. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2018, ora 18:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori