Besi flet për njohjen me Xhensilën: I jam mirënjohës Nard Ndokës
Aktori i humorit Bes Kallaku ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan.

Përpara se të futej në emision Kallaku bëri llogaritë dhe tha shifrën që drejuesi i emisionit Ermal Mamaqi i ka borxh .

“Duke bërë llogaritë para se të futem në skenë. Kaq më ka borxh Ermal Mamaqi, 2 mijë dollarë, plus gjithë javën e muajit e mjaltit. Kokërr më kokërr do t’ia marr se është i vetmi që do të dalë me fitim kudo që shkon”, tha Kallaku.

Bes Kallaku flet për largimin nga “Portokalli” dhe planet e reja

Aktori rrëfeu në “Xing me Ermalin”, arsyen e largimit nga “Portokalli”, teksa sqaroi se nuk është konfliktuar me askënd.

Kallaku tha se kishte nevojë për pushim për veten dhe në karrierë, ndërkohë që përmes humorit paralajmëroi se duke u nisur nga eksperienca është gati për të marrë përgjegjësi më të mëdha.

“Unë kisha 14 vjet në “Portokalli”. Nuk ndodhi hataja, por pas gjithë ktyre viteve mendova se kisha nevojë për pushim për veten dhe në karrierë. Dhe për shkak të eksperiencës shpatullat e mia janë gati për të marrë përgjegjësi më të mëdha se tek e fundit çfarë ka Ermal Mamaqi më shumë se unë.

Unë nuk kam pas konflikte me asnjë në “Portokalli”, është lloji katunarit i tillë, s’jam si ti që thoje fusim nga 500 lekë dhe blemë një shishe tekila”, tha Kallaku.

Bes Kallaku rrëfen për herë të parë si u njoh me Xhensila Myrtezajn

Bes Kallaku rrëfeu sot për herë të parë në emisionin “Xing me Ermalin” si u njoh me këngëtaren Xhensila Myrtezaj që sot është bashkëshortja e tij.

Aktori tha se arsyeja e takimit të tij me Myrtezajn ka qenë deputeti Nard Ndoka.

“Është hera e parë që po e them, por arsyeja e daljes sime për të parë Xhensilën në rrugë është Nard Ndoka. Më mori Ndoka në telefon më tha: A do vish për Vlorë? Ok i thashë takohemi në Vorë.

Dal dhe shikoj një vajzë me një grua, Xhensila me nënën e vet. Nuk besoj në dashuri me shikim të parë dhe i futa dhe i xhiro të dytë, thashë ta shikoj dhe një herë. Dola nga makina i thashë nënës së saj: Kush është kjo vajza se qenka shumë e bukur? Ta rujt Zoti. Xhensila sa më pa vazhdoi rrugën plako, nuk ndaloi fare dhe nëna e saj tha: Është vajza ime ka qenë tek “Ethet”. Pastaj thashë “tokë e xanum o figure” dhe iu vura nga pas. Futa mik mamin e Xhensilës dhe filluam të dilnim bashkë. Rastisi që mami i Xhensilës ishte sëmurë dhe e çova unë, u mora me kurimin e mamasë së saj dhe aty kam bërë Xhensilën për vete. Pas disa ditësh nëna e Xhensilës do bënte një operacion dhe i duhej gjak. Xhensila ishte 17 vjeç dhe u nis të dhuronte gjak.

I thashë nuk ke për të dhënë gjak ti se do jap vetë. Kam dhënë gjak për vjehrrën. Kaluan 6 muaj, u sëmur prapë, dhashë gjak për herë të dytë. Dhe më mer një shoku im në telefon dhe më pyeti: ǒpo bën? I thashë po jap gjak për vjehrrën dhe ai më tha: Ta piu gjakun vjehrra. Dhe herën e dytë që kam dhënë gjak është ngritur në këmbë mami Xhensilës dhe filloi të krcente sepse unë kisha dy ditë që pija alkool dhe dha efektin. Nëse deri dje e kam falenderuar Nard Ndokën me shaka sot e falenderoj publikisht sepse ishte shkaku i takimit tim me Xhensilën”, tha aktori i humorit.
Shtuar më 14/10/2017, ora 21:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori