Besi dhe Erioni “me të qeshur me të ngjeshur”, tallen LIVE me Veliajn dhe Metën
Në “Kënga Magjike” nuk kanë munguar as batutat e humoristëve dhe prezantuesve Bes Kallaku dhe Erion Isai me personazhet VIP që kishin mbërritur në Pallatin e Koncerteve për të ndjekur natën finale.

Isai: Përshëndesim edhe Presidentin e Republikës, mirëmbrëma Zoti Meta!

Kallaku: Më në fund kemi një president mbi palët se pikë të dobët ka Sali Berishën, punon me qetësi me Edi Ramën dhe fle me dashuri me Monika Kryemadhin

Isai: Faleminderit gjithë bashkisë, faleminderit kryetarit të bashkisë dhe ta përshëndesim lali Erin që e kemi në sallë.

Kallaku: Ku është?

Isai: Ja ku është.

Kallaku: Nuk është lali Eri ai.

Isai: Është lali Eri, o Ardit a është lali Eri ai?

Gjebrea: Po, po ai është.

Kallaku: Ore ja ku e ke ‘live’ në Paskuqan në Facebook. Nuk është ai…Është ‘live’ në Paskuqan dhe njëkohësisht ‘live’ tek liqeni me lopatë në dorë. Ja nuk është ai. Nuk ka mundësi, kësaj nuk ke ç’i thua, ja ‘live’, duke e lëpi një qen.

/tvkklan.al/
Shtuar më 09/12/2017, ora 22:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori