Besa Kokëdhima thyen “rregullin”, poston foto nga dasma e Ledionit dhe Sarës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dasma shumë intime e trashëgimtares së Top Channel, Sara Hoxha dhe moderatorit Ledion Lico ka qenë padyshim një nga të vetmet ku nuses nuk i ka dalë asnjë foto profesionale në rrjet.

Dasma e tyre u realizua në Como, një destinacion shumë romantik në Itali dhe të ftuar ishin shumë fytyra të medias.

Por edhe ata janë udhëzuar të mos postojnë fotografi, ama Besa Kokëdhima ka vendosur të postojë fotot e saj në një pjesë magjike të ambientit ku është realizuar dasma.

Ajo ka shënuar vetëm inicialet e ciftit në një fotografi, pa treguar më shumë se aq.

Këngëtarja duket e kuruar në detaj ndërkohë që në sy bie dekolteja bujare. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2018, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori