Me të bardhë dhe të kuqe me vete, në pranga 19-vjeçari shqiptar në Zvicër

Një i ri shqiptar është arrestuar në Zvicër për trafik të lëndëve narkotike. Nau.ch shkruan se 19-vjeçari shqiptar u kontrollua dhe u arrestua në Kreuzbuchstrasse.

Gjatë kontrollit në shtëpi, policia gjeti më shumë se 100 gramë heroinë dhe pak kokainë. Përveç kësaj, u siguruan materiale paketimi dhe para të dyshuara droge prej rreth 4000 frangash. I riu është në paraburgim, ndërkohë që hetimet janë duke u zhvilluar nga prokuroria publike në Lucern./albeu.com