Zelensky: Rusia përdor armët bërthamore për të vepruar pa u ndëshkuar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Moska beson se mund të kryejë krime lufte pa u ndëshkuar për shkak të statusit të saj si fuqi bërthamore..

“Rusët nuk besojnë se mund të bëhen përgjegjës për krimet e luftës, sepse ata kanë fuqinë e një shteti bërthamor”,  tha lideri në një fjalim para grupit Chatham House.

Kur u pyet për situatën në Mariupol, Zelensky tha se “kjo nuk është një ngjarje ushtarake” por “torturë”.

Ai fajësoi “qëndrimin kafshëror” të ushtrisë ruse në Mariupol për dekada të propagandës anti-ukrainase.

“Do të ketë një gjykatë ushtarake për vrasjen, vdekjen, torturën. Por pse kjo mizori? Ky është aparati i informacionit që e zhvilloi këtë urrejtje dhe e ndezi atë në një masë të tillë përpara luftës së plotë”, tha më tej ai./albeu.com