Ekzistojnë disa portale anonime që bëjnë lajme vetëm për
klikime duke u bazuar në gënjeshtra dhe sajime të pafundme. Një prej tyre ka bërë një
lajm që shkruan se aktori i humorit Bes
Kallaku dhe Xhnesila janë aksidentuar dhe janë në gjendje të rëndë për jetën. Kjo gjë e ka acaruar Besin i cili i ka ‘demaskuar’ publikisht.
Aktori ka publikuar një ‘printscreen’ ku shihet lajmi i rremë dhe
krahas tij shprehet se portale të tilla duhet të kenë turp që abuzojnë në mënyrë të tillë vetëm për disa
klikime.
“Fake
news. Gjithcka ka nje limit, deri ktu jo, nuk mund te kuptohet dhe as te pranohet nje
lajm apo nje titull i tille per disa
klikime me shume. Turp dhe injorance e madhe te abuzosh ne kte menyre. Lavdi Zotit jemi mire vete dhe ska ndodhur asgje, por po na le zemra Ijen, mamane, prindrit e familjaret duke lexu keto idiotsira qe perhapen pa filtra,”- shkruan
Kallaku krahas fotos.
Shtuar më 13/11/2018,
ora 18:39