Bes Kallaku, kërkon reagimin e politikës për dhunën në Maqedoni
Përpos Ermal Mamaqit edhe aktori i humorit Bes Kallaku, ka reaguar lidhur me dhunën në Maqedoni. Sot përfaqësuesit ndërkombëtar kanë bërë thirrje për qetësi dhe qytetarët të përmbahen nga dhuna në Maqedoni.

Aktori nuk ka qëndruar në heshtje, ndërsa ka sjellë reagimin e tij, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

"I vetmi shtet në botë që kufizohemi vetëm me tokat tona... Një shtet tjetër i formuar nga hiçi, që guxon të perdhosë historinë dhe shqiptarët, një shtet i ashtëquajtur Maqedoni.

Një shtet pa histori, që përballë historisë Shqipnis është një hiç, është një vjedhës historie.

Dhe nëse nuk ka politikë që ngre zërin për të drejtat e bashkëkombësve të tyre, ka shqiptarë që ngrenë zërin dhe grushtin për njëri-tjetrin... "A kujton se ndamar t'shqiptarit s'vlon ma ai gjak që pat vlue motit...", shkruan më tej ai. /albeu.com/



Shtuar më 05/07/2014, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori