Bes Kallaku del bllof para fansave të tij, detaji që e zbuloi (FOTO LAJM)

Ija e Besa Kallakut është bërë e famshme nëpërmjet videove të publikuara në rrjetet sociale nga vetë aktori i humorit. Ajo gjithashtu ka qenë e ftuar edhe në emisione të ndryshme pas famës së madhe që ka marrë dhe është mjaft e dashur për publikun shqiptar. Së fundmi Ija e Besit ka hapur një llogari në Instagram.

Pavarësisht se statuset e bëra nga Ija dukeshin të dyshimta, në aspektin i ka shkruar ajo apo jo, kuptohet.

Por para disa ditësh Besi shkroi se nuk kishte gisht në këtë mes, mesa duket ka dashur t’i bëjë fansat për “budallenj”, sepse ditën e sotme ka bërë një gabim i cili e ka nxjerr cik bllof, pra njerëz nuk është Ija ajo që e menaxhon Instagramin, por është Besi.

Këtë herë ai ka dalë vetë blof pasi ka ngatërruar adresën e tij personale me atë të Ijes, duke shkruar në emër të saj. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori