A i trembet PS bashkimit të Berishës me Metën në zgjedhjet lokale? Ja si përgjigjet Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një prononcim për mediat, është pyetur nëse PS i trembet një bashkimi të të gjithë forcave opozitare në vend?

Balla ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjes, me ironi, duke thënë se Ilir Meta ka qenë me Sali Berishën edhe kur qeveriste bashkë me PS-në.

“Në 2021 a nuk ishin bashkë? Të gjithë bashkë ishin. Saliu me Ilir bashkë kanë qenë. Edhe kur ka qene Ilir Me ne ishte me Berishën. Nuk i është ndarë shpirti kurrë. PS ka aleancë me qytetarët. Ne vazhdojmë të ruajmë aleancën. Mjafton të shikoni zgjedhje e 6 marsit. Por në Shkodër e kanë kuptuar se nuk ka qenë zgjedhja më e mirë. PS në maj do të synojë fitoren edhe në bashkinë e Shkodrës.” tha ai.

Por a do të bëjë aleancë për Shkodrën me PSD e Tom Doshit? Balla theksoi se PS ka një aleancë me qytetarët dhe do të bashkëqeverisë vetëm me njerëzit e thjeshtë.

Balla u ndal edhe te Amnistia Fiskale, ku tha se qeveria do ta miratojë amnistinë fiskale, duke theksuar amnistia mbështetet nga dy të tretat e shqiptarëve.

“Në vlerësimin tonë na rezulton se më shumë se dy të tretat e qytetarëve e mbështesin një nisëm të tillë, kjo nga këshillimi kombëtar. Amnistia fiskale është domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër. Ne duam ti japim mundësinë duke përjashtuar çdo të ardhur nga aktivitete kriminale dhe korruptive dhe personat e ekspozuar politikisht. Këtë e ka bëtë pjesa më e madhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në do ta miratojmë amnistinë fiskale. Çdo deputet i parlamentit të Shqipërisë duhet të kuptojë se kjo është një gjë e mirë për të ardhmen e vendit”, tha Balla.