Yuri Kim i përgjigjet Berishës, bën paralajmërimin e fortë

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim i është përgjigjur deklaratev të Sali Berishës. Përmes një postimi në Tëitter, Kim shkruan se, Uashingtoni po bën punë serioze sa i përket korrupsionit, përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë.

“E shkëlqyeshme në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv. Ndërkohë, mbështesim një Shqipëri më të fortë dhe demokratike. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju,” ka shkruar Kim./albeu.com

 


Shtuar 21.09.2021 22:43