"Ëndrra ime ishte të bëhesha poet apo
shkrimtar", kështu deklaroi sot Sali
Berisha gjatë një komunikimi me studentë dhe akademikë sot në Universitetin e Durrësit. Duke theksuar shqetësimin e studentëve se në degë të veçanta numri i tyre është maksimal, krahasuar me vendet e punës që ofron tregu,
Berisha shtoi se studenti mund të gjejë veten dhe në degë të tjera universitare.
"Ëndrra ime ishte bëhesha poet apo
shkrimtar sa kërkova të ndiqja Gjuhë-Letërsi, por nuk mu dha e drejta për këtë degë, mora të drejtën për studim, për mjekësi. Dhe në vitin e parë të fakultetit nuk e mendoja kurrë që do e doja kaq shumë këtë degë", tha
Berisha në seminarin me studentë e akademikë në Durrës.
Shpjegimi i kryeministrit sot shpjegon dhe citimet mbi vepra dhe personazhë të ndryshëm letrarë që
Berisha bën shpesh në tryeza politike e jo vetëm. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2013,
ora 12:16