Bëri tradhtinë e vitit, reagon publikisht Jordyn Woods
Në një kohë kur motrat Kardashian-Jenner i kanë bërë dalje dhe të gjitha mediat rozë po flasin për të, Jordyn Woods ka dhënë më në fund edhe versionin e saj të ngjarjes.

Shoqja e ngushtë e Kylie Jenner ka deklaruar mes lotësh se Tristan Thompson e puthi në buzë. Por ajo shtoi gjithashtu se nuk mendon se është arsyeja që Khloe Kardashian dhe Tristan janë ndarë.

21-vjeçarja i bëri deklaratat e saja të premten në studion e “Red Table Talk” që drejtohet nga Jada Pinkett.

Jordyn tregoi se ajo po shkonte në festën e organizuar në shtëpinë e lojtarit të basketbollit më 17 prill në momentin që ndodhi momenti intim mes tyre.

Ajo tregoi:

Kur po dilja, ai më puthi. Pa pasion. Ishte thjesht një puthje në buzë. Nuk mendoj se e ka ai të gjithë fajin, pasi unë e lejova veten për të qenë në atë situatë, plus kisha pirë edhe alkool. Njerëzit bëjnë lëvizje të gabuara nën efektin e tij. "
Shtuar më 01/03/2019, ora 22:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori