Bëri të gjitha nuset "VIP", çmimi stratosferik i grimieres shqiptare
Pëlqej
Sellma Kasumoviq është ndër grimieret më të mira në vend, për disa, më e mira. Me dhjetra artiste shqiptare i besojnë daljet publike, me e qindra nuse i besojnë ditën e dasmës, me qindra adoleshente mbrëmjen e maturës, e me qindra gra të tjera që duan të duken shumë mirë i drejtohen Sellmës.

Sidoqoftë, një shërbim kaq i pacen sa i Sellmës, natyrshëm pritet të ketë çmim të kripur. Talenti duhet paguar dhe me të drejtë. Unë nuk e di sa para kërkon Sellma për llojet e grimit që realizon dhe dikush pyeti rreth kësaj diku në Facebook. “A e di njeri sa kushton ta bësh grimin te Sellma? [sic]”

Përgjigja e një tjetër dikushi ndoshta do t’ju sqarojë disi mbi çmimet: “Mamin e e kemi dërguar njëherë aty të rregullohet, tani po jetojmë me qera ” shkruan anabel.

Për fat, edhe vetë Sellmës iu duk për të qeshur sepse e postoi në Instagram Stories. Ta marrim si konfirmim?
Shtuar më 22/09/2018, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori