Vdekja e Berlusconit, reagon politika shqiptare: Lamtumirë mik i mirë!

Ditën e sotme, 12 qershor 2023, është ndarë nga jeta për shkak të problemeve me shëndetin ish-kryeministri Italian, Silvio Berlusconi.

Politika shqiptare ka reaguar në lidhje me lajmin e vdekjes së 86-vjeçarit, i cili ka qenë një figurë e rëndësishme në politikën e Italisë dhe një manjat mediatik.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, i ka dhënë lamtumirën dhe e ka cilësuar si një mik të mirë të Shqipërisë.

“Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë”, ka shkruar Rama.


Edhe kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Presidentit Silvio Berlusconi, të admiruar për lidershipin frymëzues!

Duke vlerësuar lart kontributin e Tij të jashtëzakonshëm për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë, jam i bindur se do të kujtohet përherë me respekt.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe popullin italian për këtë humbje të madhe!”, ka shkruar Meta.

 

Edhe ish-kryeministri Berisha ka reaguar në një konferencë për media, I cili po ashtu e cilësoi mik të Shqipërisë, Berlusconi. ASi gjithashtu mbajti një minutë heshtje.

“Dielli perëndoi përgjithmonë për Silvio Berlusconin. Berlusconi, italiani i madh dhe i pavdekshëm, themeluesi dhe udhëheqësi i “Forza Italia”, ish-kryeministri i shquar i Italisë, shtetari që lartësoni më shumë se kushdo tjetër rolin e Italisë në Evropë dhe botë, simboli i suksesit të iniciativës së lirë, miku i madh i kombit shqiptar mbylli sytë përgjithmonë. Së bashku me kombin Italian, në zi janë miqtë e Silvio Berlusconit në gjithë botën. Ai ishte një mik i mad hi Shqipërisë dhe Kosovës. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për kombin mik Italian”, tha Berisha.


Shtuar 12.06.2023 11:13