Bëri shoferin serb të vendosë muzikë shqip, modelja shqiptare bllokohet nga kompania e njohur
Modelja shqiptare Lorena Haliti jeton prej kohësh në Amerikë. Së fundmi, ajo po përballet me një ngjarje shumë të patolerueshme me kompaninë "Uber". Gjatë një shëtitjeje nëpër rrugët e Amerikës, ajo i ka kërkuar shoferit të kompanisë t'i lëshojë disa këngë shqipe.

Mirëpo shoferi serb nuk e ka pritur mirë kërkesën e saj. Ai ka nisur një ankesë për kompaninë, tek e cila i ka krahasuar shqiptarët me Nazistët dhe pjesëtarë të Klanit KKK. Shoferi ka shkruar se modelja i kishte kërkuar të lëshonte muzikë të një populli që "ata i kishte shkelur dhe masakruar" shkruan ekspres.

Pas letrës së tij, kompania "Uber" ka bllokuar menjëherë llogaritë e modeles në "Uber" dhe "UberEats". Kjo kompani ofron shërbime të vozitjes por bën dhe dërgesa të ushqimeve.

Lorena i ka shkruar kompanisë, duke u shprehur se po mbështesin racizmin etnik dhe po e bllokojnë pa asnjë hetim. Mirëpo ajo ende nuk ka marrë një përgjigje.

"E bëra shoferin tim serb të dëgjojë muzikë shqiptare", ka shkruar modelja në një status në Tëitter.

Shtuar më 07/08/2020, ora 23:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori