Bëri performancën elektrizuese në Eurovizion, Eleni nderohet nga Presidenti
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira doli e dyta këtë Eurovizon teksa përfaqësonte Qipron.

Përformanca e saj u bë hit në të gjithë Europën dhe mesa duket kjo i ka sjellë dicka.

Ajo u përfol shumë në media ndërkombëtare, duke u cilësuar si më e mira e këtij festivali.

Ama këtë herë ajo është nderuar nga shteti i Qipros.

Presidenti i Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades, ka pritur në takim Elenin të cilën e ka dekoruar me “Çmim Mirënjohje”.

“E nderuar nga vlerësimi që mu bë nga presidenti Nicos Anastasiades.Jam krenare që përfaqësova Qipron në Eurovizion”- ka shkruar Eleni në Instagram. /albeu.com/

Shtuar më 04/06/2018, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori