Bëri lëmsh dynjanë, Rudina Dembacaj sqaron për herë të parë ndarjen nga Aleksi (FOTO LAJM)
Prej dy muajsh jeta private e aktores dhe moderatores
Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas lajmit se ajo është ndarë nga bashkëshorti. E ftuar mëngjesin e sotëm në "Wake up" në Top Channel,
Rudina e ka pranuar për herë të parë ndarjen.
Moderatorja u shpreh se ajo dhe bashkëshorti, Aleks janë në
proces divorci dhe kanë hapur një
padi që në qershor.
"Kemi hapur një
padi që në qershor. Po është e vërtetë dhe ne jemi në
proces divorci. Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi", është shprehur
Rudina.
Rudina dhe Aleksa po ndahen pas 3 vitesh martesë. Çifti janë prindër të një vajze, Viktorias.
Shtuar më 13/11/2019,
ora 10:58