Pse po e sulmoni Albin Kurtin? Rama: Po e fajëson bota e tërë demokratike

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk po e sulmon Albin Kurtin në lidhje me situatën në veri të Kosovës, por i vjen keq se pse gjërat atje duhet të ndodhin në këtë mënyrë.

Sipas Ramës, Kurtin po e fajëson bota e tërë demokratike për qëndrimin që po mban.

“Nuk po sulmoj Albin Kurtin, po e fajëson bota e tërë demokrtike me emër dhe mbiemër. Mua më shkakton vetëm keqardhje sepse nuk dohet pse duhet të ndodhi ëkshtu. Unë nuk jam as për të gjykuar dhe as për të sulmuar. Këto janë deduksione të gabuara”, tha Rama.

/albeu.com


Shtuar 8.06.2023 11:54