Bënë shqiponjën në mes të Greqisë, grekët kryqëzojnë Erën dhe Nora Istrefin në komente

Era dhe Nora Istrefi vendosën të urojnë festat e nëntorit me një foto që shkaktoi shumë ofendime në rrjet.

Motrat shfaqeshin duke bërë shqiponjën në Akropolis me plisa në kokë. "Krenarë kudo që jemi", shkruante Era.

Mirëpo ky postim ka sjellë acarimin e grekëve dhe foto e Norës dhe Erës është mbushur me komente fyese.

"Je shumë debile, zhduku nga vendi im", "Është turp të bësh këtë foto dhe të nënçmosh një shtet që të mirëpret ty dhe shumë bashkëatdhetarë të tjerë. Të të vijë turp",

"Copë m*** ky shtet ka ndihmuar shtetin tënd për gjithë këto vite", "Nuk mund ta bësh këtë në Athinë, është mosrespektuese", janë disa prej komenteve. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2018, ora 08:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori