Bënë namin me ndarjen e tyre, kush janë çiftet që s’i mbijetuan 2017 (FOTO LAJM)

Pëlqej
Siç ka pasur shumë dasma VIP, ky vit që po lëmë pas, nuk kanë munguar edhe ndarjet e bujshme të personazheve të njohur shqiptarë. Disa të martuar prej vitesh, disa të tjerë të lidhur prej muajsh, ndërsa disa të tjerë patën një flirt veror.

Gjithsesi, për jetët e këtyre personazheve është përfolur gjithë vitin 2017. Jo vetëm ndarja e tyre nga partneri apo partnerja, por jeta e tyre pas kësaj ngjarje është komentuar gjërë e gjatë në media. Se cilat kanë qenë ndarjet e bujshme të vitit 2017, shikoni listën e mëposhtme:

1
Bruno dhe Arta Nitaj
Këngëtari i njohur Bruno u përfol gjatë verës së këtij viti që po lëmë pas se ishte në një lidhje me aktoren Arta Nitaj. Pasi e konfirmoi lidhjen, nuk vonoi shumë dhe erdhi ndarja. Për arsye që nuk i ka thënë asnjëri, çifti nuk e vazhdoi më lidhjen e tyre.

2
Hueyda El Saied dhe Michael Tamisier-
Ajo është një ndër personazhet më të dashur shqiptar. Hueyda El Saied rrëfeu vetëm disa ditë më parë se është ndarë nga bashkëshorti francez me të cilin ka edhe një djalë. Arsyeja e ndarjes ka qenë tradhtia. Hueyda nuk e ka falur tradhtinë e të shoqit shkruan Class.

3
Xheni dhe Benardi
Ata u njohën, u dashuruan, u lidhën dhe u ndanë brenda këtij viti. Çifti që ka pushtuar portalet për muaj të tërë, pas 6 muaj lidhje vendosën t’i japin fund romancës së tyre. Ata u njohën në “Big Brother”, bashkëjetuan disa kohë në Tiranë, morën gjithashtu pjesë në spektaklin “Dance With Me”, por rrugët e tyre do të ndaheshin, dhe çifti sot nuk janë më bashkë.
4
Majk dhe Majlinda
Nëse ka një çift që jeta e tyre është bërë si një telenovelë në portale, ata janë Majk dhe Majlinda. Çifti është përfolur për lidhjen, djalin e tyre, ndarjen, për çdo gjë. Pavarësisht se janë bërë prindër të një djali mjaft të bukur reperi dhe modelja nuk mundën ta shpëtonin lidhjen e tyre.

5
Jonida Maliqi dhe Genti
Këngëtarja e mirënjohur Jonida Maliqi, i dha fund martesës disavjeçare me bashkëshortin e saj. Pas 17 vitesh lidhje, çifti vendosi të mos jenë më bashkë. Gjithsesi, jeta vazhdon dhe objektivi kryesor i këngëtares është djali i saj, Dani.

6
Albi Nako dhe Klaudia Pepa
Lidhja e tyre mori fund një vit më parë, por çifti i njohur rrëfyen ekskluzivisht për Revistën Class, këtë vit se ata nuk janë më bashkë. Të martuar prej disa vitesh, Klaudia dhe Albi, për arsye të ndryshme vendosën të divorcohen. Ajo që vlen të theksohet është se Klaudia dhe Albi kanë mbetur miq të mirë.
Shtuar më 07/12/2017, ora 18:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori