VIDEO/ Lionel Messi shënon gol spektakolar në debutimin me Inter Miami

Skuadra e Inter Miami ka shënuar fitore 2-1 ndaj Cruz Azul në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës.

Ylli argjentinas, Lionel Messi debutoi në këtë ndeshje dhe shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë.

Ishte minuta e fundit e ndeshjes, ku Messi shënoi këtë supergol për t’i dhënë fitore skuadrës së tij të re.

Kujtojmë që në këtë ndeshje debutoi edhe ish-lojtari tjetër i Barcelonës, Sergio Busquets.


Shtuar 22.07.2023 10:56