Ben Affleck: Do këshilloj fëmijët e mi të mos bëhen aktorë
Ndonëse Ben Affleck mbetet një ndër aktorët me shumë role të suksesshme, ai nuk dëshiron kurrsesi që e ardhmja e fëmijëve të tij të jetë kinematografia. Për fëmijët e tij ai është kundër aktrimit dhe se nuk do ti lejonte ata deri sa të mbushin moshën 18 vjeç.

Ylli hollivudian ka 3 fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, edhe ajo aktore. Violet (10 vjeç), Seraphina (7 vjeç) dhe Samuel (4 vjeç) nuk do të shihen nëpër filma para se të jenë të rritur, madje edhe atëherë Ben Affleck do të jetë kundër dëshirës së tyre.

"Pasi të kenë mbushur 18 vjeç, mund të bëjnë ç’të duan, por unë do t’i këshilloj që të mos bëhen aktorë", thotë ai.

Ai e arsyeton këtë duke thënë se fama është shumë e vështirë që të menaxhohet kur je i ri. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2017, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori