Lewandowski flet si lojtar i Barcelonës: Jam në vendin më të mirë për të fituar

Barcelona ka prezantuar pasditen e sotme një nga transferimet më të rëndësishme, pikërisht super sulmuesin Robert Lewandowski.

Polaku mbylli një etapë fantastike te Bayerni, ndërsa në fund të këtij sezoni ishte vendosur për t’u larguar për t’iu bashkuar pikërisht Barcës.

Operacioni u bë i mundur për 50 milion euro.

Gjatë prezantimit, Leva u shpreh optimist për të fituar.

“Në futboll është e rëndësishme të duash të fitosh dhe mendoj se jam në vendin më të mirë për ta bërë këtë”, u shpreh ylli i ri i Barcelonës./albeu.com