Bella dhe Kendall shndrijnë në rrugët e New Yorkut (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kendall Jenner dhe Bella Hadid janë dy nga modelet më të kërkuara dhe më të suksesshme të momentit.

Që të dyja vajzat shquhen për linjat perfekte dhe sigurisht fytyrat shumë të bukura percjell albeu.com.

Modelet përveçse kolege janë edhe mike shumë të mira dhe këtë radhë janë parë në rrugët e New Yorkut teksa shkëlqenin nën veshjet e zgjedhura me kujdes.

Bella ka vendosur të veshë një fustan të zi dhe të ngushtë, ndërkohë që Kendall ka nxjerrë në pah stomakun e saj të sheshtë me një bluzë të shkurtër dhe fund ngjyrë ulliri. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2017, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori