E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
"Bëjnë si pjeshka", Einxhel Shkira thumbon kolegët

E ftuar së fundmi në emisionin "Thumb" ishte moderatorja e njohur Einxhel Shkira, e cila ka folur hapur për jetën e saj personale si dhe për eksperiencën e re që ka nisur tek "E diell".

E pyetur për meshkujt e showbizit shqiptar, shumicën prej të cilëve ajo i ka edhe kolegë në televizion, Einxhel ka treguar hapur që nuk i pëlqejnë, pasi bëjnë rolin e 'pjeshkës'.

"Ka një problem me meshkujt tonë të showbizit, i pëlqen vetja më shumë seç duhet. Duhet të dinë që një femër që ka aq vetëbesim, pavarësisht se unë sillem si djalë, nuk e pranoj kurrsesi që mashkulli që kam në krah të bëjë pjeshkën. Kur s'e bëj unë pjeshkën...

Ngaqë kanë marrë këtë famën, që të gjitha femrat i duan, vde.sin pas këtyre dhe mendojnë se dhe ti do vde.sësh. Flasin për veten, sa të mirë janë, sa të bukur janë, sa të zgjuar janë, edhe të del nga qejfi fare."- ka rrëfyer Einxhel.
Shtuar më 24/02/2019, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori