Bëhuni gati të shkriheni gazi! Rudina Magjistari do të jetë pjesë e Portokallisë
Pëlqej
Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak kohë nga rinisja e spektaklit të madh të humorit shqiptar "Portokalli".

E kësaj here, do të rikthehen me personazhe të reja por shumë të zhurmshme në publikun shqiptar.

Të ftuar në "Top Show", regjisori Altin Basha, moderatorja Xhemi Shehu dhe aktorët Renada Caci, Delinda Zhupa dhe Rezart Veleshnja zbuluan detaje.

Altin Basha zbuloi se Rezart Veleshnja do të vijë me personazhe femër. Aktori tregon më tej se është një prezantuese, moderatore. "Ajo nga 100 fjalë, 98 janë gafa", thotë ai.

Kaq ka mjaftuar që në median online të nisin zërat se Rudina Magjistari do të jetë pjesë e "Portokallisë". /albeu.com/

Shtuar më 01/03/2018, ora 08:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori