Bëhuni gati, shumë shpejt do të kemi një dasmë mbretërore
Princesha Beatrice është fejuar ditën e sotme. Kjo do të thotë që së shpejti do të kemi një dasmë tjetër mbretërore.

Buckingham Palace ka konfirmuar se i dashuri i saj Edoardo Mapelli Mozzi, i propozoi princeshës gjatë një fundjave në Itali.

Gjithashtu, u konfirmua se dasma do të mbahet diku përgjatë 2020-s por pa e treguar vendin ku.

“Jemi shumë të lumtur të ndajmë me ju lajmin e fejesës sonë,” tha çifti në një deklaratë për shtyp.

“Jemi shumë të emocionuar që po nisim këtë aventurë bashkë dhe mezi po presim të martohemi. Kemi kaq shumë interesa dhe vlera të përbashkëta dhe e dimë që do të na shërbejnë si themele për vitet plot dashuri dhe lumturi që na presin.”-shtuna ata.
Edhe ne mezi po presim! /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2019, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori