Basha përgatitet për "17 Majin" e dytë dhe futjen në zgjedhje
Bëhuni gati për bashkëpunimin bombë, me kë do të këndojë Xhensila
Përgjatë karrierës së tij muzikore, Ermal Fejzullahu ka preferuar të bashkëpunojë vazhdimisht me artistë të ndryshëm.

Së fundmi, “Prive” shkruan se këngëtari do të sjellë një këngë të re me Xhensila Myrtezajn.

Thuhet se kënga është punuar në Prishtinë, ndërkohë që klipi është xhiruar dhe montuar nga një produksion në Tiranë. Kështu pritet që projekti muzikor të publikohet në fund të shkurtit dhe deklarohet të jetë shumë ritmik.

Ermali dhe Xhensila këtë periudhë do ta kenë hitin e kohës.” thuhet ndër të tjera.

Nisur nga suksesi i Myrtezajt me “Çika çika” dhe buja e bashkëpunimeve të Fejzullahut s’është çudi që kënga të rezultojë mëse e pëlqyer.
Shtuar më 17/02/2019, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori