Bëhuni gati, Elvis pupa dhe “nusja” e tij rikthehen sërish
Ai u shfaq në Digitalb me programin humoristik “ M’fal për shprehjen”, ku sëbashku me aktoren Elga Ceno sollën një sërë mini filmash komik, që u kthyen virale edhe në rrjetet sociale.

Aktri i njohur u shfaq në inagurimin e biznesit të Sinan Hoxhës, ku iu përgjigj edhe disa pyetjeve rreth programit të tij të ri.

“Shumë shpejt do të jem producent i një shoë ku do të shfaq të gjitha aftesitë e mia në aktrim e këngë”, ka thënë Pupa.

I pyetur nëse do të vijojë bashkëpunimi i tij me Eglën ai është shprehur:

Elvis Pupa:
Si thua ti për Eglën?
Gazetarja:
Duhet të jetë patjetër…
Elvis Pupa:
Kur të krijoj një agjenci divorci atëherë do të ndahem nga Egla”, është shprehur Pupa shkruan Who.

Ndërkohë që emrin e programit dhe logon televizive ku do të shfaqet na i ka lenë surprizë.
Shtuar më 11/02/2018, ora 23:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori