Bëhet baba për herë të dytë, Erion Isai i vendos vajzës emrin e rrallë (FOTO LAJM)
Aktori i njohur, Erion
Isai, është bërë baba për herë dytë.
Ai dhe
bashkëshortja e tij kanë pritur vajzën e tyre të dytë, të cilën kanë vendosur të quajnë E’dua.
“U bëmë 4. Faleminderit Zot. Erdhi tek ne
vajza e dytë. Quhet: E’dua. Përulem para Zotit për bekimin më të madh që më ka dhënë. Nga sot, shërbëtor i tre princeshave”, shkruan Erioni krahas fotos ku duket dora e vogëlushes.
Ai dhe
bashkëshortja duket se kanë zgjedhur mjaft emra të veçantë për vajzat, pasi edhe
vajza e parë quhet Ajër.
Kujtojmë se
Isai momentalisht është i angazhuar si Kryetar i Bashkisë Kolonjë dhe ka vendosur të shkëputet pak nga profesioni i tij si aktor humori.
Shtuar më 24/09/2020,
ora 11:31