Befason këngëtari i njohur: Kam bërë 4 muaj burg për një tatuazh
Pëlqej
Këngëtari Gjergj Leka së fundmi ka qënë i ftuar në emsisonin “Pasdite me Rudinën” ku ka rrëfyer edhe "sekrete" nga jeta e tij.

Gjergji ka zbuluar se ka bërë 4 muaj burg për një tatuazh të bërë në kohën e komunizmit.

Ai ndër të tjera ka theksuar që kur ka qenë më i ri ka qenë shumë kokëfortë dhe pas burgosjes ka tensionuar gjithë familjen në atë periudhë.

“E kam bërë jo në kohën e demokracisë, e kam bërë më herët dhe kam ngrënë dhe nja katër muaj kështu… gjëra. E kam bërë, se kështu ka qenë koka ime, ishte kurajë e madhe… Lëre se ia kam ngritur tensionin familjes në atë periudhë. Jam shumë besimtar në Zot dhe nuk kam bërë kurrë ndarje. Mjafton të besosh në Zot, në një Zot”, tha ai në emision.

Shtuar më 20/10/2018, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori